|
Për 200 eura sa kushton krevati për një natë në një hotel më të mirë, në qytetin më të shtrenjtë në Adriatik mund të fitohet akomodimi shtatëditorë në dhomë apo apatament, me ngrënje një herë gjatë ditës, biletat për transport lokal dhe vizitimin e muzejve dhe mureve.
Kroacia në krahasim me rajonin është padyshim vendi më i fuqishëm turistik çfarë është e arsyeshme kur merret parasyesh bregdeti pothuajse dy mijë kilometra i gjatë dhe 1246 ishuj. Turizmi lidhet kryesisht me detin Adriatik, gjersa ai në tokë është shumë më pak dhe nganjëherë edhe padrejtësisht i përfaqësuar.
Sezoni filloi me këngë vajtuese për arsye të krizës globale e cila me siguri do të zvogëlojë fluksin e turistëve të huaj. Si edhe vite më parë, vetëm me fillimin e sezonit autoritetet kujtohen që turistëve duhet ofruar diçka më shumë se diell dhe deti për të cilat edhe ashtu nuk investuan asgjë.
Në luftë të vrarë, në paqe të vjedhur
Përmenden edhe zbritjet e çmimeve dhe përmirësimi i shërbimeve dhe përpjekjet që sezoni të zgjatet e cila sipas rregullave nuk zgjat më shumë se tre muaj. Megjithatë, pak flasin për problemin e kapaciteteve të pashfrytëzuara në hotele dhe pushimore të cilët, nëse do të funksiononin, do të rrisnin ndjeshëm kvalitetin e ofertës.
Lufta gjatë vitit 1991-1995 dukshëm e ka prapambetur turizmin kroat, sepse mysafirët e huaj ishin të rrallë, standardi i mysafirëve të vendit ishte i dobët, dhe kapacitetet e akomodimit kryesisht ishin në funksion të vendosjes së refugjatëve dhe të dëbuarve. Megjithatë matrapazëve privatizues pikërisht këto vërshtirësira u shkuan për dore, sepse në shumicën e rasteve hotelet e paprivatizuara dhe pushimoret, pasi që i boshatisën refugjatet e gjore, i blen për pak para. Kështu me investime minimale në adaptim, biznesmenët e dyshimtë u bënë pronarë të hotelëve me vlerë me dhjetra milion euro.
Por, edhe 15 vjetë pas luftës, gjetë bregdetit të Kroaciës mbetën shumë hotele dhe pushimore të parenovuara, ku disa dolën me çmime të ulëta, por edhe deri me sot nuk u vënë në funksion. Njëri ndër shembujt më të shkëlqyer është kamarieri i paraluftës Angjelko Leko, i afërt me kreun e HDZ-së, i cili gjatë të nëntëdhjetave u bë njëri ndër hotelierët më të mëdhenj të Kroacisë. Sot kompanija e tijë hotelierike Zagreb, përveç disa nga hotelet më të mirë në metropolin kroat (Westin, Sheraton, Panorama, International...) posedon edhe disa objekte në rrethin e Dubrovnikut. Me vite asgjë nuk ka ndërmarrë që të ripërtrijë hotelin në Mlin, të cilin për pak të holla e ka fituar nga Fondi kroat i privatizimit. Dhe pastaj vitin e kaluar, diskutueshëm nga ana ligjore dhe në mënyro jo morale, i dëboi punëtorët e dikurshëm të hotelit që banonin aty, pa e rregulluar gjendjen dhe përkujdesjen e tyre. Nga shteti Leko, gjithashtu, gati si dhuratë ka fituar hotelin në Srebreno, për renovinim e të cilit nuk ka punuar me vite, dhe supozohej se është i interesuar edhe për kompleksin e dikurshëm të JNA-së në Kuparë, i cili në luftë u devastua i tëri dhe gjer me sot nuk u rindërtua. Kohëve të fundit si blerës i Kuparës përmendet edhe milijaredri kanadez Frank Stronach, i cili në këtë ruin sipas gjasave do të investonte 200 milion euro.
Dubrovnik Foto: FAMA
Nëse nuk do të jetë hotel, mundet - muzej
Në hyrjen lindore të Dubrovnikut, akoma dallohet hoteli Belveder që u shkatërrua në luftë, i cili gjatë kohës së ndërtimit të 80-tave, ishte njëri ndër hotelet më të mëdha dhe më luksozë në Adriatikë. Për shkak të marrëdhënieve të komplikuara në mes të pronarëve as pas 19 vjetëve, pas devastimit, nuk u rindërtua. Biznesmeni kroat Zvonko Stojeviç nga Viena bleu 54 përqint të hotelit për 6 milion dollarë, por për renovimin e Belvederit tash nëntë vjetë nuk mund të merret vesht me aksionarët e vegjël dhe kompaninë e naftës INA, e cila posedon 31,7 përqindë. Për interes të dikujt, me sa duket, më mirë të kemi ruina në njërën nga pjesët më të bukura të Dubrovnikut, përtej ishujve Llokrum, sesa të rindërtohet hoteli. Në oktopodin korruptues nuk guxon të prek as kryetari i Dubrovnikut Andro Vlahushiç, i cili vetëm ka marrë kurajo të kërcënoj se nëse nuk do të filloj ripërtrimi i Belvederit, e gjithë zona do të drejtohet drejt aktiviteteve të muzeut.
Në gjithë Dalmacinë, Bregdetin, Kvamer dhe Istrën, mund të gjendet ende një numër i madhë i rasteve, kurse problem i veçantë janë ish pushimoret e JNA-së me të cilët shtetit i Kroacisë nuk din as vetë çfarë të bëj. Shembull, në ishullin Lastva, ku JNA kishte bazat e veta por edhe kapacitete turistike, akoma rrijnë të zbrazëta pushimoret dhe shtëpitë e pushimeve. Ndërtesat në përgjithësi janë të ruajtura, pasi që marina Jugosllave u tërhoq në paqe dhe pa veprime luftarake.
Megjithatë orenditë dhe mobiliet që nuk mundën ti tërheqin me vehte në anije, me kohë vendasit e tërhoqën dhe mbushën shtëpijat dhe apartamntet e veta. Investitorë serioz për investime të mëdha nuk ka, dhe duket se kjo punë i shkon në favor investuesve të dyshimtë që për një shumë simbolike do kishin pasë dëshirë të zotërojnë këtë margaritarë të adriatikut.
Nuk ka më "Las Vegas" në Krk
Derisa ne disa vende investitorët nuk dihen, kjo nuk është problem në Malinsk në ishullin Krk. Dikur "Las Vegasi i Adriatikut verior", kompleksi hotelier Haludovo, vite me rradhë pret që të zgjohet nga gjumi njëzetvjeçarë. Me atë çfarë mbeti nga qendra dikur e sukseshme hotelierike dhe argëtuese në fillim kanë tregëtuar biznismenët kroat me talent për thithjen e parave nga ky brand i njohtur turistik. Pastaj "shpëtimi" u gjet me shitjen të huajve, dhe pronari më i madh i aksioneve me 54,55 përqind ishte Ara Abramian, gjegjësisht milijarderi rus me prejardhje armene. Pasi që me vite nuk ka nisur renovimin, pjesa e tij u shit of shore firmës "së respektuar" Bismass Limited International House me seli në ishullin Man. Një tjetër bashkë-pronar është kompanija jo më pak e njohur Sadik BV nga Holanda, dhe një pjesë e portofolit është në pronësi të Fondit kroat të privatizimit. Operacionin e privatizimit të Haludovo e ka koordinuar ish zëvendës kryeministri i qeverisë kroate Damir Polançec, dhe ndoshta edhe për këtë arsye nuk priten zhvillimet e mëtejshme në renovimin e hotelit, kazinove dhe përmbajtjeve të tjera për tërhjeqjen e turistëve me xhep të thellë. Gjegjësisht, Polançec një kohë të gjatë, për arsye të aferës Podravka, ndodhet në burgun hetues Remetinec në Zagreb.
Shembulli i shkëlqyer i Dubrovnikut
Në të gjithë këtë ka edhe disa pika të shëndrritëshme, pikërisht shfytëzim racional të kapaciteteve ekzistuese. Për lavdërim është për të përmendur Dubrovnikun, të njhour si njërën nga destinacionet turistike më të shtrenjta në rajon, qytetarët e të cilit vend, jetojnë nga turizmi, dëshirojnë të shfaqin që nuk ka nevojë të jetë kështu shtrenjtë.
Ofrohen aranzhmane shtatëditore për gjithsjet 1499 kuna për person (diçka më shumë se 200 eura) çfarë është në përgjithësi, çmimi i cili nuk mund të fitohet as për një natë në hotele më të mira. Me këtë çmim, shoqata e rentuesve privat në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe furnizuesit e ushqimit, turistëve u sigurojnë akomodim në dhoma apo apartamente, kartë turistike për vizitën e murëve të qytetit dhe muzejeve, transport me autobus lokal dhe drekë apo darkë në disa restorante. Kundër angazhmanit të tillë, të cilin e miratuan 500 rentues në Dubrovnik, vetëm furnizuesit me ushqim dhe pije që shesin me çmime jo reale, të tjerët gjetën interes të shumfishtë. Fatëkeqësisht shembuj të tillë, në bregdetin kroat të Adriatikut akoma nuk ka, edhepse nuk është e pamundur që edhe të tjerët të veprojnë në këtë mënyrë, nëse nuk do të dalin të kënaqur me mbushjen e krevatëve dhe shpenzimet në restorante.
|