|
Derisa stafi turistik rehaton veten me bisedat se si Bosnja dhe Hercegovina ka çfarë të ofroj, të tjerët nuk mendojnë kështu
Turizmi i Bosnjës dhe Hercegovinës është duke ecë përpjetë dhe duke dalë nga kriza, është përfundim i Grupacionit të Shoqatës së tregëtisë së jashtme të BdheH. Sipas të dhënave të tyre, numri i përgjithshëm i arritjes së turistëve është rritur për 6%, ku ato të vendit shënojnë 2%, e të huajt 9,8%. Tek të huajt më së shumti arritje shenojnë Rusët, Italijanët dhe Turqit, derisa për Francezët, Norvegjezët dhe Çehët, Bosnja dhe Hercegovina me 25 mijë shtretër të regjistruar është gjithnjë e më pak interesante.
Më mirë se dikur
Në Grupacionin për turizëm i Dhomës për tregti të jashtme thonë se presin ky vit të jetë më i suksesshëm se të tjerët.
- Përpara kemi fillimin e sezonit veror turistik në Neum, në male, dhe sipas njoftimeve të punëtorëve turistik priten rezultate më të mira se sa vitin e kaluar. Me rindërtimin e qendrave kryesore të banjave, sigurojmë kushtet për përdorimin më të mirë të tyre, ndërsa në rritje është edhe kërkesa për turizmin avanturistik, eko-turzmin, turizmin e gjuetisë dhe peshkimit, ka shprehur para hapjes së sezonit veror turistik në Neum sekretari i Grupacionit, Goran Brçkaloviç. Thotë që me ndihmën e aktiviteteve të organizatave turistike dhe institucioneve ndërkombëtare, do të mund të pritej edhe më shumë turista në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Lufta për secilin mysafir
Derisa Brëkaloviç shpreson për një sezon të suksesshëme, Nevenko Herceg, ministri i turizmit dhe mjedisit të Federatës së BdheH thotë se në muajt që vijojnë do të jetë një luftë për secilin mysafir dhe që sezoni do të jetë i vështirë.
- Megjithse sezoni turistik i vitit të kaluar në BdheH ishte më i mirë se sa është pritur, sektori i brendshëm turistik edhe në vitin 2010 pret luftë të madhe për secilin mysafir, tha Herceg, duke shtuar që punëtorët turistik janë përgatitur mirë për sezonë.
- E vetmja gjë e sigurtë është që sezoni do të jetë i vështirë, por nuk presim ndryshime drastike. Shumë do të varet prej rrjedhës së mëtejshme të krizës ekonomike, e cile natyrisht ka mbytur etjen për udhëtime, por edhe i ka kufizuar, thotë Herceg, optimist për shkak të arritjes më të madhe të mysafirëve në krahasim me numrat e vitit të kaluar.
Paratë shkojnë në duart "e huaja"
Derisa jemi munduar të promovojmë potencijalet turistike të BdheH, që ka fituar vendin e vet majed edhe në Japoni, ponëtorët vendas turistik na paralajmërojnë për probemet me të cilat përballohen.
Kështu Međugorje, si destinacioni më i njohur turistik në BdheH dhe një prej destinacioneve më të mësha të turizmit religjoz në këtë pjesë të Evropës lufton me mysafirët jolegal dhe me ligje, të cilët nuk i lejojnë punëtorëve turistik të korrin frutet. - Kuptohet që problem i madh janë mysafirët që nuk raportohen, çka i dëmton numrat e saktë të vizitorëve, por edhe vetë fitesës nga turistët thotë Yeljko Vasilj, udhëheqës i Bashkësisë Turistike Medjugorje. Problemi qëndron tek fakti se Federata merr 20% të turizmit, Zupanija (Zapadnohercegovacka po.a.) 80%, ndërsa komuna Citluk, të cilës i takon Medjugorje nuk merr asgjë, thotë Vasilj.
Pa piramida, pa turista
Megjithatë Megjugorje këtë vit pret rekord. Sipas fjalëve të Vasilit, sezoni i këtij viti do të jetë më i miri në 10 vitet e fundit, ndërsa shenjtorën e Hercegovinës do ta vizitojnë më se njëqind mijë njerëz nga të gjitha anët e botës. Prej tyre më së shumti do të përfitojnë pronarët e hoteleve dhe pansioneve, gastronomët dhe shitësit e suvenirëve, përderisa punëtorët lokal turistik do të shikojnë se si paratë shkojnë në duart e atyre të cilët nuk e kthejnë në formë të investimeve në përmbajtje të reja.
Emër i ri në hartën e turizmit në BdheH, qyteti Visoko, shpesh është temë e diskutimeve, si nga pikëpamja e besueshmërisë së pohimeve që ekzistojnë piramidat dhe mënyra me të cilat të zbulohen, e si nga pikëpamja e numrit të turistëve. Megjithse krijuesi i teorive të piramidave boshnjake, Semir Osmanagiç, sipas shumë njerëzve ekspert i vetëquajtur, pohonte se si zbulimi i tij do të sjellë nje valë turistësh në Visoko dhe BdheH, por kjo nuk ndodhi. Numrat nuk i përputhen teorisë së Osmanagiqit dhe piramidave, ndërsa në Visoko as që besohet që Bosnja dhe Hercegovina është destinacion turistik.
Destinacion i lirë
- Sa i përket të shënave zyrtare mbi numrin e turistëve, ne nuk i kemi, për shkak të mosraportimit të mysafirëve. Por, aksioni që filloi me 1 Gusht në piramidat, ku janë të përfshirë të rinj nga e gjithë bota, mund të tërheq një numër të madh të turistëve, thonë nga Bashkësia Turistike Visoko. Shpresojnë që ky vit të jetë në nivelin e vitit 2008, sepse viti i kaluar ishte shumë më i dobët.
- Është Recesion, kurse ne jemi destinacin turistik i lirë, nëse edhe mund ta quajmë BdheH një destinacion turistik, thonë punëtorët turistik të Visokos dhe shtojnë që shpresojnë që punët në "piramidat" të caktuara që nuk janë hapur deri më tani do të tërheqin numër më të madh të turistëve.
Për shumë njerëz, deti më i lirë, megjithse çmimet në objektet gastronomike nuk e dëshmojnë këtë, është i përgatitur për sezonë. Pikërisht Neumi është zgjedhur për hapjen e sezonit veror turistik javën e kaluar dhe punëtorët turistik nuk e mshehin knaqësinë.
I mbushur deti i BdheH
- Kapacitetet tona banuese janë të mbushura. Kemi patur mysafir që me 1 Maj dhe tërë sezonin jemi të zënë. Kryesisht bëhet fjalë për mysafirët nga BdheH, por edhe diaspora jonë, na thanë nga Apartmanet Raiç të Neumit.
Besojnë që ky sezon do të jetë më i mirë, sepse të kaluarën e prishi moti.
Por, turizmi në Bosnjë dhe Hercegovinë nuk prishet vetëm nga koha, mysafirët jolegal, as mungesa e destiancioneve interesante. Problemi është se është shtet, i cila sloganet e veta turistike i zbukuron me bukuritë natyrore dhe ekologji, bukurinë e vet e mbulon me gjendje të keqe.
Fotografi për botën dhe mirëseardhje e ndotur
Problem i Bosnjës dhe Hercegovinës është bërllogu i shumtë dhe mungesa e vetëdijes ekologjike. Pranë secilës rrugë të frekuentuar ka edhe një deponi të mbeturinave, mbeturinat rrjedhin në lum, objektet gastronomike shpesh nuk përmbushin kushtet elementare higjenike. Dëshmi për mirëseardhjen është edhe toaleti në Stacionin e kryeqytetit. Por, çdokush rahaton veten duke përmendur mikpritjen që kanë njerëzit nga këto troje. Këtë e mbajnë në mend edhe mysafirët, por pikëpamje të tjera nisen në botë. Derisa punëtorët turistik pajtohen me bisedën se si Bosnja dhe Hercegovina ka çka të tregojnë, të tjerët nuk mendojnë kështu. Drejtori me emër botëror, Haris Pashoviç, i cili për momentin në botë promovon shfaqjen e lavduar Football Football, thotë se imixhi kryesor i Bosnjës dhe Hercegovinës është lufta dhe mizoria.
Përderisa nuk përmirësohet kjo, turizmi i BdheH do të jetë me numra të vegjël dhe në këmbë labile.
|