VIZITA PRISHTINËS MUND TE GJITHA PARAGJYKIMET
Kosovo – Rent a Land, Build Your Dream
01. decembar 2010.
Autor/ka: Mirza Softić   

MS 

Pas kthimit nga një nga shtet më të rinj-krijimet, që dolën në Ballkan, po filloj tregimin që është tipik për kohën e sotme, por edhe për kohën më parë, siç kishim thënë ne boshnjakët, kohën para luftës. Atëherë bëhet pyetja, cila luftë, dhe përgjegja është "kjo e fundit". Lufta në Kosovë zgjati më shkurt se në BdheH dhe ndodhi më vonë, gjatë fuqisë së dobësur të Sllobodan Milosheviqit, i cili shpresat e veta të funti i ka ka dhënë për këtë pjesë të Jugosllavisë, por me të njëjtën metodë- taktikën e toruturimeve, kërcënimeve, maltretimeve, shtypjeve, dhe në fund bombardimeve. Dallimi është se këto torura kanë nisur shumë më heret se ato në Bosnjë. Amerikanët, që sjellin demokraci të gjithëve, pas kësaj i treguan se kush do të jetë shef në këtë pjesë të vogël të botës, të krijuar në rreth 10.000 kilometra katrorë, dhe bombarduan ushtrinë serbe dhe mesiguri i dëbuan nga një pjesë e madhe e Kosovës.

 

 

Miku im, Fidan Aliu, tek i cili shkova pa ndonjë rast, thjeshtë ta vizitoja dhe të bindesha në supozimin tim se Kosova ishte më e zhvilluar se Shqipëria, ka shumë gjëra për tu thënë. Edhe pse i lindur me 1987, është magjistër i ekonomisë dhe njëri nga njerëzit me ndikim në Zyren e Statistikës në Kosovë. Babai i tij, i cili përzemërsisht më përshëndeti në telefon, sepse akoma jeton në Gjilan, nuk mundi të fsheh kënaqësinë që djali i tij shoqërohet më një boshnjak, por në të njëjtën mënyrë reagon kur janë në pyetje edhe serbët, kroat, sllovenët apo çdokush nga territori i Jugosllavisë. Pavarësisht nga torturat e vazhdueshme të policis, gjatë viteve 1987 deri me 1998, Fidanin nuk e edukoj që të urrej askë, por në të kundërtën, të respektoj njerëzit, ti thëras në Prishtinë dhe Gjilan, dhe të mundohet të jetë me gjithkë shok i mirë. Dhe Fidani me të vërtetë kështu edhe jeton, edhe pse shumë mire kujtohet historive të shumëta që i folën prindërit, por edhe ato që vetë i mbajti ndër mend/pozitive dhe negative.

Pozitive janë kryesisht të lidhura me kohën e kaluar, kur "kumunistët e neveritshëm" udhëheqnin në Jugosllavi dhe nuk na lejuan "të shkojmë në xhamija, të ndërtojmë kisha dhe çfarë jo" (kjo është ironike, por duhet përmendur), ndërsa ato negative babai i Fidanit i lidh me kohën para vitit 1998, kur në Kosovë ishte gati e pamundur të jetoje normalë. Disa here kanë fituar dajak pa arsye, kurse Fidani thotë se nuk njeh njeri që nuk ka pasur probleme me policinë. Anëtarët e familjes që kanë pasur probleme të caktuara për arsye të bindjeve të tyre politike apo jetësore, ghithashtu shpesh ishin të rrahur edhe nga vetë shqiptarët, të ciët në atë kohe punonin për agjensitë serbe të sigurimit. Të ghithë që ishin dora e zgjatur e Dobrica Qosiq, Jovica Stanishiq, dhe njerëzit e tjerë të sigurimit nga Srbija, më vonë i vranë. Bashkëbiseduesi dhe miku im mendon se kjo ishte ideja më e keqe, sepse ngjarja e vërtet dhe lëmshin më pas nuk mundën ta zgjidhin. Mbetet misterioze se kush i vrau këto njerëz, sepse disa raste kurrë nuk u zbuluan.

Fidani gjithashtu nuk njeh asnjë person që nuk ka familjen në Zvicërr. Çdonjëri prej tyre ka disa anëtarë të afërt apo të largët të familjes në këtë vend, ku punojnë, pasurohen, ku biejn parat në Kosovë dhe jetojnë jetën e tyre. Shumica kanë shkuar para luftës, por disa ikin edhe sot. Për këtë arsye, Kosova, sipas të dhënave të CIA-së, sot ka vetëm rreth 1.8 milion banorë, pamvarësisht se prognozimet dhe propaganda flet ndryshe. Shqipëtarët që mbetën kanë mundësi të zhvillojnë idetë e tyre mbi biznesin, studijojnë në njërin apo tjetrin universitet (Tetovë apo Tiranë) apo thjeshtë "të huazojnë tokën dhe të ndërtojnë endërrat e tyre". Kjo është reklama nga titulli i këtij teksti, të cilin e hetova në një fushë duke udhëtuar nëpër Kosovë, dhe më përkujtoj në përkohshmërinë e të gjitha vendeve Ballkanike, e cila përsëritet gjatë historisë, dhe ku në të njëjtin territor vazhdimisht krijohen vende të reja. Toka në të vërtetë vetëm huazohet.

kosovo-biblioteka

Por le ti kthehemi të tashmes. Prishtina është një qytet shumë modern, ku çdo kafene ka internet pa tel, ku kafeja akoma ka vlerë dhe pihet në çdo hap, ku mund të shihni shumë përfaqësi të huaja dhe ku njerëzit jetojnë krejt normal. Ne në Bosnje dhe Hercegovinë shpesh kemi paragjykime se atje është perendimi i egër, që njerëzit nuk dëshirojnë të flasin gjuhën tonë, që sillen keq me të huajt, dhe gjithçfarë marrëzira të tjera, dhe natyrisht asgjë nga këto nuk janë të vërteta. Edhe pse nuk ka kuptim gjithnjë të krahasohen dy shtetet, për shkak të kombit që kanë këto dy vende, disi gjithnjë bëhet krahasimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Kur Shqipëria ishte vendi më i prapambetur dhe më i pazhvilluar në botë, Kosova atherë ishte pjesë e Jugosllavisë, të cilës shumë herë iu ofrua mundësia të jetë anëtare e Unionit Evropian, dhe aleanca të tjera, që Titoja kryesisht i refuzoi. Ka shumë dallime në zonat ku jetojnë shqiptarët, kështu edhe shqiptarët e Kosovës apo shqipëtarët e Shqipërise, nuk janë çdoherë njerëz me doke zakona dhe kulturë të njëjtë. Edhe pse flasin të njëjtën gjuhë, duken ngjajshëm dhe shpesh edhe sillen kështu, për arsye të kohës së gjatë të izolimit njëri nga tjetri, është normale të jenë krijuar dallime të caktuara. Situata nuk është e njëjtë edhe me shqipëtarët e Maqedonisë gjegjësisht ata të Malit të Zi, që gjithashtu kanë zakone të ndryshme në mënyrën e jetesës, mentalitetin dhe edukimin...Për këtë, Kosova me të drejtë mund të lavdohet që është më e zhvilluar se pjesët e tjera shqipëtare, për dallim me Shqipërinë, në kroje i rrjedh uji i pishëm, ushqimi në restorante është më i shijshëm, dhe mund disi më shumë të ndjeheni se jeni në shtëpi, sepse një numër i madh i njerëzve flet gjuhën tonë. Të rinjtë në përgjithsi nuk e flasin, dhe as që mundohen shumë. Por këtë energji e harxhojnë që të mësojnë anglishten dhe gjuhët e tjera të huaja.

Edhepse ky fakt është pak i njohur, gjatë periudhës së Millosheviqit, ishte e ndaluar të udhëtoje në Shqipëri, dhe njerëzit që kishin guxim ta bëjnë këtë hap, kanë mundur të kalojnë në burg edhe tri vjetë. Sipas fjalëve te Fidanit, Millosheviq kishte frikë nga çdo mundësi e organizimit te një kombi dhe nga çdo llojë rezistence që mund të mbizotronte mes tyre. Ashtu si dhe çdo diktator tjetër, edhe Enver Hoxha ndalonte udhëtimin e qytetarëve te vet, por kjo është një histori tjetër, sepse këto dy territore kurrë nuk kanë mundur të krahasohen. Për shembull, e kam të njohur rastin ku njerëzit e kanë punuar në plantazhet e mandarinave, mund ti kishin vrarë nëse kishin ngrënë qoftë edhe një madarinë, ndërsa Hoxha i eksportonte në sasi të mëdha, sepse toka shqipëtare është e pjellëshme për çdo llojë të fruteve, nga manaferra dhe dredhëzat e malit, deri tek ato që merren nga vendet tropike, siç janë ananasi, bananat dhe portokallet. Në Kosovë, për këtë arsye, ekziston një nostalgji e madhe për Titon dhe atë çfarë Titoja përfaqësonte në mesin e gjeneratave të vjetra. Shumica e të rinjve kaherë e kanë kuptuar që këto kohë janë e kaluara dhe për një kohë të gjatë nuk do të kthehet, dhe kthehen kah jeta kapitaliste, biznesi, familja dhe "të mirat e tjera amerikane" të cilat i fituan mbas shumë vite vuajtje. Si dhe në Amerikë, një numër i madh i njerëzve nuk ka sigurim shëndetësorë, dhe ndodh që njerëzit të vdesin nga arsye të panjohura, sepse nuk kanë para të paguajn mjekët. Kushtetuta e Kosovës i është përshtatur doganave klasike demokratike, por përveç kushtetutës, ky vend urgjentisht duhet të kthej gjëra të caktuara nga socijalizmi, sepse përndryshe shumë qytetare do të vuajn. Si dukej Kosova gjatë vizitës së Titos, mund tëshihni në videon në vijim.

Një nga politikanët e rinj më të shquar të Kosovës ëshë Albin Kurti. Ai udhëheq një brez të ri të politikanëve dhe supozohet se në zgjedhjet e parakohshme në vijim partia e tij do të fitojë shumë mandate. Fidani thotë se pikëpamjet e tij përfaqësojnë mendimin e shumicës së kosovarëve, dhe partia ka dalë nga një kryengritje civile, të quajtur "Vetëvendosja", e cila ka lënë parulla të ndryshme në të gjithë qytetet si " Jo negociata ", "EULEX- Made in Serbia" (EULEX prodhuar në Serbi) ... Përveç që Kurti dhe mbështetësit e tij nuk duan negociata dhe me këtë vazhdojnë traditën, e cila ka filluar në fund të viteve nëntëdhjetë, kur shumica e kosovarëve thjesht ndaloj të shiqoj kanalet serbe dhe të lexoj shtypin serb, ato gjithshtu, nuk kanë mendim pozitiv për të huajt. Besojnë se KFOR dhe zyrtarët e tjerë ndërkombëtarë qëndrojnë në Kosovë për shkak të inreresave te tyre, duke shkelur vazhdimisht ligjin dhe duke mbështetur korrupsionin. E gjitha shpertheu kur kontigjenti rumun i trupave të KFOR-it vrau dy persona gjatë një vale të protestave, dhe askush nuk japi përgjegjësi për këtë.

kosovo-clinton

Atmosfera ushtarake në Kosovë më kujton ngapak në atë që ne pamë në fund të viteve nëntëdhjetë në Bosnje, dhe zgjon pak kujtime të këqija, kurse edhe tek ne ka patur raste kur trupat e huaj janë marrëzuar me xhipa dhe mjete të tjera, bile edhe kanë mbytur njerëz në aksidente të trafikut. Është e panjohur kush e finacon këtë lëvizje, edhe pse ata pretendojnë se të gjitha paratë e tyre vijn nga kuotat e anëtarësimit, është e sigurt se kjo nuk mund të jetë e vërtetë. Lëvizja me siguri është e udhëzuar nga burime të caktuara, dhe pasi që anëtarët e tyre janë kryesisht të rinj, pas shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, e cila do të ndodhë së shpejti, mbetet mister se sa vende do të marrin në zgjedhjet e ardhshme. Përndryshe, Albin Kurti qëkur ishte lider i lëvizjes studentore, u dënua në Beograd, kur publikisht tha se nuk e njeh këtë gjykatë.

Kur po flasim për zgjedhjet e mundshme të dhjetorit, duhet të theksohet se pakicat kombëtare i kanë të garantuara vendet në parlament, dhe atë, serbët dhjetë vende, dhe të tjerët dhjetë së bashku, ndërsa njëqind vendet e mbetur i ndahen partive tjera. Kushtetutën e Kosovës kjo e bën një prej kushtetutave më demokratike në botë, sepse është e mundur që serbët për shembull të kenë më shumë se njëzet vende, dhe pikërisht kjo ndodhi në zgjedhjet e para të pasluftës, kur dolën pak më pak se 30.000 serbë dhe, kur ata fituan 22 vendeve në Parlament . Pas kësaj, numri ka rënë, sepse sinjalet nga Beogradi kanë thënë se këto zgjedhje janë të paligjshme dhe se serbët nuk duhet të kenë të bëjnë asgjë me këtë, kështu që në zgjedhjet e fundit dolën vetëm 800 njerëz, dhe fituan dhjetë vende të garantuara. Arrihet deri tek përfundimi që për momentin është shumë mire të jesh pakicë, sepse teoretikisht është e mundur të mbledhësh me dhjetra vota dhe të bëhesh parlamentar. Kurti dhe mbështetësit e tij thonë se serbve u duhen zvogëluar të drejtat si pakica kombëtare, dhe të fitojnë aqë mandate sa kanë vota.

kosovo-gracanica

Njërës nga kësi lloj deputete Kosarës Nikoliç, gjatë një vizite në Ministrinë Holandeze të Financave, autori i këtyre rreshtave i përktheu nga gjuha angleze në gjuhën tonë, sepse zonja nuk e di gjuhën shqipe. Pastaj pashë se edhe në parlamentin e Kosovës mbizotron një idilë, që nuk ka kurrëfar urrejtje dhe as që fyhen marrëdhëniet ndërpersonal. Dhe në një klimë të tillë finacat dukshëm luajnë një rol të caktuar, dhe për këtë arsye edhe nuk ka ndonjë mosmarrëveshje ndëretnike. Znj. Nikoliç do donte të flas shqip, por rreth sajë nuk është folur shumë, kështu që kupton vetëm disa aspekte të caktuara. Dhe për këtë kam folur me shumë njerëz nga Kosova. Siç thashë më parë, të rinjtë harxhojnë energjinë që të mësojnë gjuhë të tjera, por jo edhe gjuhën tonë, dhe disa e konsiderojnë të panevojshme. Për vërejtjet e mia se kjo është gjuha zyrtare e vendit të tyre dhe se është e lehtë për ta mësuar, ata zakonisht mbeten të heshtur dhe të habitur, dhe më thonë se kam të drejtë dhe se "ishte dashur të mësohet" dhe zakonisht mbetet me kaqë. Pas theksimit tim që më e keqja çka ka mundur tu ndodh këtyre popujve, në aspekt të gjuhës, është pikërisht fakti që një ditë do të flasin anglisht, miqtë e mi shqipëtarë më pyesin: "Po përse ju nuk e mësoni shqipen?". Dhe me te vërtetë, nuk kam njohur, dhe as nuk kam ndi nga ndokush që një serb, kroat, malazias apo boshnjak të doj të mësoj shqip. Disa të njohurit e mi të mirë që jetojnë me shqipëtarët, mezi dijnë 20-30 fjalë, dhe një mik i imi gjerman thotë që kurrë nuk do ta mund ta mësojë, edhe pse në mënyrë perfekte e flet gjuhën tonë, gjuhën hungareze dhe maqedonase, ndërsa jeton në Kosovë. Ai thotë se si nuk mund ta kuptojë frymën e gjuhës shqipe, dhe që thjesht ndien që kurrë nuk do të mund ta mësoj. Që me të vërtet është kështu mund të bindeni me vetë shiqimin për shembull të këtij teksti, ku nuk merrni asgjë vesht, edhe pse flet për BdheH. Përmes bisedave, mund të ndëgjoni shqip me orë, ditë, muaj, por kjo gjuhë aspak nuk ka lidhje me gjuhë të tjera. Megjithatë, pavarësisht nga kjo, konstatimi im final është që shqiptarët në një anë kanë të drejtë.

Nuk është normal që nga ato të kërkohet dhe të nënkuptohet që të gjithë ta dinë gjuhën tonë perfekt, e ne të mos dimë apsolutisht asgjë në gjuhën e tyre, madje edhe në qoftë se ishim shumë më tepër. Kemi mundur, për këto pesëdhjetë vite, të mësojmë së paku të thomë mirë dita, ditën e mirë, falemenderit dhe ndonjë frazë tjetër. Kjo është më se e kuptueshme përse njerëzit kanë një lloj rezistence ndaj çdo gjëje që ka të bëj me ne, sepse nënçmimi i shqiptarëve nuk është i dukshëm vetëm përmes gjuhës, por edhe përmes gjërave tjera. Për shembull, është fare e pazakontë që ndokush të martohet me shqipëtarë, thjesht është e pamundur që këto njerëz të konsiderohen si të arsimuar, normal, qytetarë të botës, dhe të mos ketë ndonjë paragjykim. Dhe derisa po shkruaj këtë, më ra ndër mend një refren i tifozëve nga Tirana e drejtuar kosovarëve dhe shqipëtarëve të Maqedonisë të cilën e këndonin tifozët tanë. Thoshte: "balona dhe topa, kikiriki dhe bërthama". Përgjigja, me të drejt, ishte hedhja e pishtarit drejt njerëzve tonë. Çfarë keni kërkuar, keni fituar.

Përpos Prishtinës, kam vizituar edhe Prizrenin. Rruga me autobus për në Prizrem zgjat rreth një ore e gjysmë dhe kushton 3 euro. Nuk ka kurrëfarë bilatash, dhe asnjë gjurmë që është paguar tatimi. Prizreni është afër kufirit të Maqedonisë dhe Shqipërisë ndërsa vërehet shumë mirë ndikimi turk dhe ai boshnjak. Në shumë vende mund të ndëgjoni gjuhën tonë apo turqisht, rrugët janë të shënuara në të tre gjuhët, ndërsa në përdorim është dhe gjuha angleze, për shkak të ushtarëve të KFOR-it që vijn në Prizren. Ka dhe shumë turist, dhe kalimtarë të tjerë, dhe sikur qyteti të ishte i lidhur me autostradë do të ishte një vend vërtetë atraktiv. Aty kemi pirë kafe afër fortifikatës, kemi ngrënë embëlsirë në qytet, dhe kemi shijuar diellin e vjeshtës. Qyteti është sikur qytetet tona të vogla, shumë pozitiv dhe i qetë. Ajo çfarë do ta bëj edhe më atraktiv për jetë është fakti se të rinjtë nuk do të shkojnë më në Prishtinë, sepse Prizreni nga ky vit do të ketë edhe universitetin. Me punë të shpejt në objektet turistike, do të bëhet një destinacion shumë i mirë që të kalosh një apo dy ditë, veçmas në rrugë për në Shqipëri. Autostrada, që do të lidh veriun dhe jugun e Kosovës, do u shërbej turistëve serb, por edhe turistëve tjerë që shkojnë në Shqipëri në detë, dhe Prizreni do të jetë një stacion kalimtarë. Dhe mos të harrojë të përmend që kam fituar kafe dhe embëlsirë falas, vetëm se jam nga Bosna. Ishte një ndjenjë me të vërtet e bukur, të shohësh që dikush akoma ju çmon, posaçërisht pasi që mësoni në sjelljet e dalmatëve ndaj popullit tonë, i cili zakonisht është johuman dhe krejtësisht joprofesional nga aspketi i shërbime turistike.

Përveç vëzhgimeve të mia të fuqishme dhe pohimet gjatë këtij teksti, është e pamundur të mos i përmendim edhe shumë tekste të tjera, të cilat janë botuar në media të ndryshme në vitet e fundit. Unë ju rekomandoj një tregim të Beqë Cufaj, "Shqiptarët", ku mund të mësoni disa gjëra që nuk i keni ndëgjuar me parë, dhe natyrisht edhe tekstet e tjera të tij. Politika në fillim të viteve nëntëdhjetë ka shkruar disa gjëra shumë të ndryshme, dhe si është dukur për shembull në Politikën e Beogradit, mund të shikoni këtu. E-gazetat janë një burim i pashtershëm i dijes, dhe siç tha Florence Hartman, dhe streha jonë. Faleminderit, Xha Pero Lukoviç.

Shumë shqiptarë te njohur mund të shohim në botën e sotme. Bekim Fehmiu nuk është i vetmi që e njohim, ka shumë lojtarë si (Lorik Cana, Xherdan Shaqiri), aktorët (Alban Ukaj), këngëtarë dhe shumë të tjerë. Gjatë ditëve, javëve, muajve dhe viteve të miqësise me to, shumë lehte do të kuptoni, që janë njerez të mirë, pa paragjykime, me zemër të madhe dhe me dëshirë të madhe për të jetuar. Atyre u duhet ndihmuar, me qëllim të zhvillimit përfundimtare të rajonit dhe bashkë me to, të punojm për jetë më të mirë dhe standard më të mirë për të gjithë ne. Për fillim i vizitoni, sepse ato neve me vite po vijn tek ne. Sulejman Bugari është njëri nga tanet, por edhe i tyre. Mesiguri ka edhe të tjere dhe meritojnë vëmendje.

Foto: Sarah Correia

Bookmark and Share
 

Dodaj komentar


Sigurnosni kod
Osveži

© 2012. Autorska prava "NVO 35mm". Sva prava zadržana.
Webmaster "DotNet doo"