-
Lajmi nuk është teatër i politikës
02. oktobar 2010.

DMOra është thuajse 17:00. E di se dita ime e punes nuk ka përfunduar por, pas orëve të paradites dhe mbasdites që çuditërisht kalojnë shpejt, nën morinë e lajmeve që të bien në kompjuter si rrebesh, skadencave për intervista që herë i respektojnë e herë të tjera jo, tani kam kohë të mendoj për atë që kam lënë pa thënë deri tani. Eshtë shumë e thjeshtë. Ne marrim çdo ditë vendime për të tjerët. Cfarë është dhe nuk është lajm: të njëjtën gjë do të bëjmë dhe nesër dhe pasnesër, sidomos tani që nuk mungon shumë dhe do të hymë në prangun e derës së madhe europiane.

 

Po bëj një përmbledhje të thjeshtë të veprimeve tona. Punojmë për njerëzit çdo ditë, jo se jemi shumë të përsosur, por sepse kemi shumë vullnet.

Na i kanë mbyllur dyert kush e di sa herë; na kanë lënë pa përgigje; zëdhënësat nuk na jane përgjigjur as në telefon shpesh herë; kemi hapur derën e shtëpisë pas një dite të lodhshme të pakënaqur, me njëqind pikëpyetje që nuk i jemi pergjigjur dhe prapë jemi ripërtërire te nesermen.

Kjo ka ndodhur sepse rezultati yne është shuma e vendimeve të vogla që kemi marrë një ditë më parë, e në total e dimë se i kemi drejtuar lexuesit drejt diçkaje me të sigurt për të ardhmen.

Sot kam parë dhe lajme, pa 'lajm' dhe e pame qe kjo duhej te ndryshonte. Një fakt i rëndësishëm është se në Hermes, nuk i kemi dhënë hapesire 'boshllekut'. Kur flas për këto të fundit, nënkuptoj teatrot me skenare të parapërgatitur nga politikanët.

Gazetaria nuk eshte teatër i politikaneve qe vetëm sharjet kane me shumicë. Një ditë më shumë, ne i thamë 'stop!' kësaj loje. Qytetarët shqiptare kanë nevojë për diçka më shumë, përveçse sigurimin e bukës sot për sot dhe në rastin më të mirë dhe për nesër. Ka ardhur koha për cilësinë.

Shqipëria është në një hap shumë të rëndësishëm në historinë e saj, dhe kjo lojë e politikës është tejet e kotë para reformave që i duhen vendit. E kush ka për t'u thënë tjetër politikanëve, (nëse nuk e bëjmë ne) që me këto akuza (me apo pa baza) po lënë pa marrë vendime të rëndësishme në Parlament, të dobishme për miliona qytetarë nesër.

Fokusimi tek sharjet që merren e jepen me shumicë ka kthyer 360° vëmendjen e mediave nga problemet që janë vërtet jetike për shqiptarët. Ja një. Bashkimi Europian. Cfarë do të ndodhë pas integrimit?

Nuk do t'u duhet shumë kohë për ta kuptuar, shumë prej jush mbase e dinin me kohë, të tjerët jo, por do të binden kur ta shohin me sytë e tyre, se sa mirë Europa mund të ndërtohet dhe në Shqipëri. Duhet të dinë më shumë për të drejtat dhe detyrimet që kanë si qytetarë europian jo vetëm të një shteti.

Do ta shohin se vota e tyre është shumë e rëndesishme dhe politikanët duhet të japin prova si e bardha mbi të zezë, për ta merituar. Do ta duan më shumë jetën dhe do të luftojnë për cilësinë e saj, çdo ditë. Do ta shohin sa shumë rëndësi ka ambienti përreth tyre, jo vetëm për estetike, por për gjithe globin. Do ta shohin se kur politikanët kalojnë kohën duke thumbuar njëri-tjetrin në të vërtetë nuk po mendojnë për ta dhe nuk do t'i bëjnë për të qeshur batuat e tyre. Do e shohin se kur një gazetar bëhet zëdhënës është koha të ndërrojnë kanal dhe të kërkojnë për më të mirët sepse do te ketë dhe gazetarë të tjerë që do thonë të vërtetën.

Le të mos i bëjë politika, të gjitha këto sa thashë. Të marra së bashku, janë argumenta për të cilat ne do të flasim çdo ditë, derisa të mos i shohin njerëzit si një turmë lehtësisht e manipulueshme.

Doriana Metollari, HermesNews

Bookmark and Share
 

Dodaj komentar


Sigurnosni kod
Osveži

© 2012. Autorska prava "NVO 35mm". Sva prava zadržana.
Webmaster "DotNet doo"