|
Megjithëse në këtë regjion jetohet mjaft më vështirë se para 20 viteve, lirisht mund të themi që potencialet turistik janë shtuar dukshëm. Secili shtet i ri ka tendencë ta pasurojë ofertën e vet turistike sa më shumë, e ndonjëherë kjo bëhet në mënyrë shumë joprofesionale, çfarë pengon turizmin tonë. Raste të tilla ka mjaft, e disa do t'i përmendim në vazhdim.
Turizmi në Bosnjë dhe Hercegovinë tek disa vende është emër abstrakt, derisa në vende të tjera është realitet i plotë dhe potencial i madh. Sezoni turistik për çdo vit është i përgatitur keq, por duke falënderuar lokalitetet ekzotike që ofron shteti ynë, situatën pas lufte të cilën shumica e konsiderojnë interesante dhe ndonjëherë ofertës së mirë, prapë gjithnjë e më shumë turistë vijnë në BdheH dhe çdo vit kemi valë të turistëve në periudha të caktuara të vitit. Për ju ne kemi vizituar disa prej lokaliteteve kryesore të turizmit të BdheH, siç janë malet olimpike, Neumi, Sarajeva, Mostari dhe Poçiteli, si dhe rrethinat e këtyre vendeve.
 Së pari kemi vizituar qytetin e vetëm bregdetar që kemi, të gatë disa kilometra dhe me potencial të madh që të zgjerohet në gadishullin Klek. E para gjë që shihni në Neum është tabela me emrin e qytetit, e cila edhe 15 vite pas luftës është e shpuar nga fishekë (?!), si dhe shenji pas tij. 24 kilometra të bregdetit që kemi nuk janë të shfrytëzuara, çka mund të shihet me një vizitë njëditore në Neum. I tërë gadishulli Klek është i zbrazët dhe i mbuluar me pyll, nuk ka plazhe dhe duket pothuajse askush kurrë nuk do të shkelë aty. Përveç kësaj, posaçërisht përshtypje lënë hotelet dhe motelet e rrëzuara, të cilat rrinë si gërmadhe pas lufte dhe dëbojnë turistët e huaj. Prandaj nuk i çuditemi faktit që mysafirët më të rregullt të Neumit janë pikërisht – Boshnjakët. Nëse shëtitni plazhit kryesisht do të vëreni mbeturina dhe erën e urinës pranë dusheve. Në fund të Korrikut plazhi është fare i zbrazët dhe megjithëse është e shtunë, situata nuk rrëfen që bëhet fjalë për një qytet boshnjak në bregdet. Çmimet janë të ngjashme apo më të larta se në Kroaci, me disa dallime, për shembull kafe apo akullore, që kanë çmim pak më të ulët. Por, nëse dëshironi të shkoni në restorant përgatitni 100 KM për familje me katër anëtarë, sepse vetëm një porcion i mushullave kushton 20 KM, çka është plotësisht e papranueshme, sidomos kur e dimë se sa lehtë gjinden këto guaca të shijshme dhe se sezoni i tyre zgjat më shumë se sa vera. Një kilogram i mushullave kushton 1,5 apo 2 KM në supermarket, e kjo flet mjaft mbi çmimet e larta të restoranteve të Neumit, e posaçërisht është siklet kur shikoni mbeturina derisa e hani racionin e porositur.
E ngjashme është situata në kafe dhe në restorante. Të gjithë janë kryesisht të zbrazët, e populli i Neumit, si ai i Dalmacisë mendon që deti dhe dielli janë shkak i mjaftueshëm që dikush të vijë në qytetin e tyre. Këtu, për dallim prej Dalmacisë do të ju presin nikoqirë me mirësi, por nganjëherë edhe tepër insistues, por problemi me Neumin ka nivel tjetër, meqë atje kanë ndodhur mjaft eksese nacionaliste, të cilët krijojnë problem afatgjatë për njerëzit normal që donë turistë prej tërë BdheH. Fatkeqësisht, nëse vini deri në Neum, mos pritni tepër, por nëse jeni të kënaqur me kafehane të zbrazëta, restorante të shtrenjta dhe plazhin plotë me mbeturina dhe e keni të mjaftueshme vetëm të laheni në det, përgatitni shumë, për këtë qytet, që dikur moti ishte i lirë. Rrugës do të shihni disa ndërtesa të rrënuara, e nëse nuk keni banesë, nuk do ta gjeni me agjenci turistike, sepse të dielave punojnë vetëm deri në 12h (?!).
Mandej kemi hasur një familje nga Subotica. Të habitur me praninë e tyre, kemi filluar bisedën dhe na thanë që ato vijnë në Neum që nga koha kur është nevojitur viza për Kroaci e ajo kushtonte 110 €. "Kishim dëshirë për detin tone Adriatik, e Neumi ishte vendi i vetëm ku ndjeheshim mirë. Në Kroaci nuk mund të hynim sepse nuk kishim para, por tani edhe Neumi është tepër i shtrenjtë. Mali i Zi atëherë ishte i mbushur, e që në vitin 1999 vijmë çdo vit", janë fjalët e Milanit, babit të tre fëmijëve dhe turistit të rregullt të Neumit.
 Për çdo kompliment ishte festivali i filmit të animuar NAFF i cili filloi me 26 qershor përfundon me 2 korrik. Programi jashtëzakonisht kualitativ dhe juria profesionale nga i tërë regjioni kanë shënuar këtë festival dhe mund të shpresojmë që NAFF do të rritet dhe do të bëhet një ndodhi e madhe një ditë, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë turistë para sezonit.
Pas Neumit jemi nisur për Poçitel. Ky është një qytet i vjetër Hercegovinian, i cili megjithëse ishte i njohur para lufte si vend nacionalist, tani mund të ofrojë shumë kënaqësi. Mund ta kaloni për një a dy orë, e për dashamirësit e fotografisë qyteti është një Mekë turistike. Problemi me Poëitel është që nuk arrin ti mbajë turistët mbi disa orë, siç është problem edhe me disa qytete më të mëdha. Kështu për shembull në Sarajevo para sezonit janë shënuar vetëm diçka më shumë se dy net të paguara për një turist, çka nuk është mjaft të plotësohen shija e hotelierëve.
Kemi folur me njërin prej tyre i cili dikur punonte në një hostel të Sarajevës, ndërsa sot ka apartamente private në Mostar. Zoti Jasminko Beshiroviq thotë që pronarët e hoteleve në Sarajevë nuk kanë kurrfarë strategjie. "Japin rrogë mizore prej 400 – 500 KM dhe ju bëjnë të punoni për 12 orë në ditë. Unë nuk munda ashtu, posaçërisht pasi më kanë akuzuar për malverzime. Kam mbledhur plaçkat dhe kam shkuar." Beshiroviq shton që Sarajeva është destinacion interesant për të gjithë e kjo më së shumti shihet gjatë verës, kur para, gjatë dhe pas Sarajevo Film Festivalit . "Atëherë secili hostel është i mbushur, e dhomën mund ta shitni edhe për 25 € pa problem".
Me të vërtetë kështu është. Gjatë SFF qyteti është plot, rrugët e mbushura deri në orët e imta të mëngjesit dhe gati asnjë kafehane në qendër nuk ka vend të lirë deri në orën 5 të mëngjesit. Gjatë ditës atmosfera është e mrekullueshme dhe mund të dëgjohen dhjetëra gjuhë të ndryshme botërore. Filmat shfaqen tërë ditën në disa kinema të Sarajevës, kështu që qyteti është i gjallë 24 orë. Pas kësaj këto vitet e fundit vjen edhe muaji i shenjtë islam i Ramazanit dhe qyteti qetësohet së bashku me sezonin. Askush nuk punon asgjë, e turistët nuk e kanë të qartë dallimin e madh për vetëm disa ditë. Njerëzit marrin pushime vjetore dhe për shkak të urisë nuk janë në gjendje të punojnë, e kjo viteve të fundit e ka ndikuar turizmin i cili pothuajse fare vdes. Duke pasur parasysh faktin se Lonely Planet, revistë e njohur turistike dhe këshillues ka vendosur Sarajevën në dhjetë qytetet e para që duhet botërore që duhet vizituar, mund të shpresojmë që nuk do të jetë si viteve të kaluara dhe që turistët do të kenë oferta të mira edhe në kohën kur të fillojë Ramazani, gjegjësisht pas 10 gushtit.
Nëse shkoni në ndonjërin prej maleve olimpike rreth Sarajevës në periudhën verore, do të befasoheni në mënyrë të papëlqyeshme. Të gjithë malet tona atëherë shndërrohen në site dhe është e pamundur të krijohet çfarëdo përmbajtje për turistë. Tërë ditën dëgjoni zërin e çekanëve, vinçave dhe mjeteve tjera për shkak të të cilëve nuk do të vini më në këtë vend deri në dimër. Kuptohet, çdokush e ka të qartë që objektet turistike duhet të ndërtohen dikur, por gjithashtu është simptomatike që askujt nuk i bie ndër mend për turizëm alpinist gjatë verës. Të gjithë hotelet janë të zbrazët, vilat jepen me qira vetëm dimrit, e verës pronarët ia japin mysafirëve edhe falas. Një shembull i tillë na ndodhi në Vlashiq, mal i njohur për mijëra objekte të ndërtuara pa ligj. Kemi paguar 5 ditë në janar, e kemi fituar falas edhe 5 ditë në gusht. Megjithatë, as kjo politikë e pronarëve të banimeve private nuk i tërheq turistët që të vijnë të freskohen prej nxehtit marramendës. Si njërin prej shembujve më pozitiv rajonal, mund të dallojmë Zlatiborin, ku kapacitetet e hoteleve janë të mbushur 80% në vit e të vetmit muaj kur bie turizmi janë nëntori dhe prilli dhe kjo për shkak të shiut të madh. Fatkeqësisht në BdheH nuk është kështu, Bjelashnica, Jahorina, Vlashiqi dhe Trebeviqi janë vetëm pjesë kalimtare për biçiklistët malor, të cilët janë ndoshta edhe turistët e vetëm. Pos kësaj, Trebeviqi deri vonë ishte vend i minuar, e prandaj njerëzit e Sarajevës që dikur kanë frekuentuar këtë mal, kanë humbur shprehinë të shkojnë atje. Udha Bob, si dhe objekte tjera olimpike kurrë nuk janë rinovuar, teleferiku nuk punon që një kohë të gjatë, e për rinovimin e saj duhen mbi dhjetë milion marka. Në malet tjera nganjëherë ndodhë që turistët të vizitojnë ndonjë eko-fshat, si p.sh. Lukomiri në Bjelashnicë, por këto janë vetëm disa dhjetëra fjetje gjithsejtë gjatë verës, çka është shumë mizore.
Perla e ofertës tone turistike është patjetër Mostari, por edhe rrethina e tij, si rasti i Poçitelit, uvjarës Kravice, Blagajit ose Megjugorjes. Shumica e mysafirëve nga shtetet katolike kalon nëpër Mostar në rrugë për Megjugorje, andaj kemi edhe këtu problemin e qëndrimit të shkurtër të mysafirëve. Bashkëfolësi ynë Beshiroviq, thekson që Mostari është vend mjaft i lirë për qëndrim, dhe thotë që nuk e ka të qartë përse nuk qëndrojnë mysafirët. Kur i thamë që qyteti i vjetër i Mostarit është tepër i vogël e pjesa perëndimore nuk është aq atraktive, u pajtua me ne dhe tha që shumica e turistëve këtu janë prej shteteve fqinje. "Italianët, Gjermanët, Polakët, Çekët dhe Sllovakët vijnë gjithashtu, por ato flenë në Megjugorje, sepse atje kanë strehim më të lirë dhe më të mirë, e komuna e tyre i ndihmon hotelierëve".
 Është me rëndësi të theksohet që Bosnja dhe Hercegovina ka përparësi të caktuar ndaj fqinjëve, sepse sezoni ynë turistik zgjat më shumë dhe nuk duhet të kufizohet vetëm me verën. Fatkeqësisht këtë nuk do ta shfrytëzojmë dhe sezoni në Bosnjë dhe Hercegovinë do të shënohet me verë, sepse atëherë vijnë më së shumti turistë nga bota, e posaçërisht diaspora e BdheH. Dimrit, vizitat janë më të rralla, dhe janë kryesisht nga turistët vendas, ose mysafirët nga Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi të cilët vijnë për sportet dimërore, eventualisht për Vit të Ri. Viti i Ri është shumë i posaçëm në Sarajevë, andaj mund të dëgjojmë rrugës që flitet gjuha maqedonase apo sllovene, si dhe variacione të ndryshme të gjuhës tonë. Shumë autobusë për këto ditë të shenjta nisen kah Bosnja dhe kapacitetet e hoteleve zakonisht mbushen. Po të ishte kështu tërë vitin, apo të paktën gjashtë muaj, shteti ynë do të jetonte fare mirë nga turizmi. Por duke pasur parasysh që objektet këtu ndërtohen pa plan, siç përmendëm më parë përmbajtjet malore, përmbajtjet tjera zakonisht mungojnë, kapacitetet e banimit janë mjaft të shtrenjta (hosteli më i lirë kushton 20€ gjatë verës, derisa çmimet e hoteleve janë prej 50€ e më shumë), e nuk ka asnjëfarë strategjie shtetërore për turizëm, mund të jemi më se të kënaqur që na vijnë edhe kaq turistë. Shpresojmë që të mbesë edhe shumë vite destinacion ekzotik, dhe që do të mbetet trendi i rritjes së turizmit. Po të punonim me më shumë seriozitet ndaj kësaj dhe inçizojmë ndonjë video tjetër të ngjashëm me "Enjoy Bosnia", i cili u shfaq në tërë botën, me siguri do t'ia arrisim qëllimit. Deri më sot mund të falënderojmë vetëm aktivitetet individuale për promovimin e shtetit tonë. Fakti që një amerikan, Tim Clancy, ka bërë më shumë për promovimin e Bosnjës dhe Hercegovinës se sa administrata e plotë shtetërore, tregon mjaft. Ai ka shkruar 10 libra mbi BdheH dhe që 15 vite merret me promovimin e të gjitha formave të turizmit. Për fatkeqësi të madhe shumica nuk e marrin Timin seriozisht, andaj ai mbetet shpesh i vetmuar në tendencat e veta e njëra prej tyre ishte protesta kundër ndërtimit të hidrocentralit në Neretvë, që është investim i cili punëson njerëz vetëm në mënyrë afatshkurtër, por dëmton përgjithmonë bukurinë e natyrës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përmbajtjet përcjellëse që ka ky rajon. Tim Clancy shumë herë ka shkruar zhvillimin e qëndrueshëm, eko-turizmin, energjinë solare dhe atë të erës, si dhe për shumë gjëra tjera që duket se nuk janë për kohën apo kushtet tona. Megjithëse këto gjëra janë të arritshme, shumica e ideve të tija nuk janë përvetësuar dhe pasi që Clancy nuk është i angazhuar politikisht, është shumë e vështirë të presim përparim në atë drejtim.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, ka edhe shumë lokalitete tjera tërheqëse, por njëkohësisht jo mjaft të theksuara. Disa prej tyre janë Trebinje, shpella Vjetrenica, Bihaqi dhe lumi UNa, Fusha e Krupeshit, Jajce, Stolac dhe shumë të tjera. Vetëm varret në nekropolin pranë Stocit, Vrelo Bune, që është burimi më i madh në Evropë, janë histori në vete dhe mund të vizitohen të paktën një – dy ditë. Megjithatë, për këtë do të flasim ndonjëherë tjetër, e shpresojmë që një ditë turizmi do të marrë vendin në shoqëri që i takon.
|