KONKURSIN/KONKURS/OPEN CALL
ON-LINE Shkolla e Gazetarisë Hulumtuese "Media N-GAGE"
06. septembar 2010.
Autor/ka: e-Balkan   

35mmMNE/SRB/CRO/BIH     English

OJQ 35 mm me mbështetjen e fondacionit evropian rinor (EYF) shpall KONKURSIN për pjesëmarrësit e ON-LINE Shkolla e Gazetarisë Hulumtuese "Media N-GAGE" 

 

 

ON-LINE SHKOLLA "Media N-GAGE" organizohet nga periudha 1.10.2010. deri më 29.11.2010.

 

Gjuhët e punës të shkollës ON-LINE janë MNE/SRB/CRO/BIH, Shqip dhe Anglisht.

LogoCoeShkolla bazohet në princip të mësimit përmes punës praktike dhe mësimit në bazë të eksperincës nga përvoja e mentorëve, të besueshëm në fushën e gazetarisë hulumtuese. Për këtë arsye pjesmarrësit/et mund të marrin pjesë në projekt vetëm pasi të kenë zgjedhur temën të aprovuar nga ana e mentorit për punë hulumtuese. Hulumtimi dhe mbarimi i punës me mbështjetjen dhe udhëzimin e mentorit paraqet themelin e ON-LINE SHKOLLËS.

Me pjesëmarrësit e zgjedhur punojnë mentorët dhe atë në princip të nevojave individuale, kështë që çdo pjesëmarrës/se e shkollës do të fitoj një paletë të veçantë të udhëzimeve në përputhje me nevojat e vlerësuara nga vetë pjesëmarrësi dhe mentori. Përveç punës individuale materiali dhe udhëzimet e caktuar do të jenë në dispozicion të të gjithë pjesëmarrësve.

Nga pjesëmarrësit pritet të kenë dëshirë dhe vullnet të hyjnë në fushën e gazatarisë hulumtuese, të kenë ide në lidhje me temën që dëshirojnë të hetojnë, të jenë kurreshtarë, të jenë të gatshëm të mësëjnë nga praktika dhe të jenë të vendosur që rezultatet ti paraqesin në formë gazatarie.

Afati i fundit për regjistrim është 25.9.2010

Të interesuarit mund të paraqiten përmes dërgimit të letrës motivuese ku spjegojnë cilën temë aktuale dëshirojnë ta hetojnë gjatë Shkollës ON-LINE (detajisht të spjegonë interesimin për temën e zgjedhur dhe aktuale) në mail adresën Ova adresa el. pošte zaštićena je od spam napada, treba omogućiti JavaSkript da biste je videli .

Punimet e përfunduara me të cilët pjesëmarrësit edhe e vërtetojnë atë çfarë mësuan do të publikohen në portalin www.E-Balkan.Net dhe në medijat e tjera miqësore.

Numri i pjesëmarrësve në këtë kurs pa pagesë është i kufizuar.

 

TIMI I MENTORËVE

Darko Ivanoviç është autor dhe udhëheqës i TV emisionit "Robin Hud", autor i përmbi 100 dokumentarëve, producent i TV reklamave për kampanja, dhe themelues i OJQ-së 35mm. Ivanoviç diplomoi në studimet pasuniversitare në fushën e regjisë.

Dr Veselin Kljajiç Profesor në Katedrën për gazatari në fakultetin e shkencave politike dhe ligjerues në studimet pasuniversitare ndërkombëtare në gazetari. Doktoroi Ph.D. me temën "Intervista si formë e shprehjes së gazetarëve në shtyp, on-line revista dhe Internet".

Faik Ispahiu është producent dhe trajnerë. Regjizor i diplomuar për film, teatër dhe radio, ai ishte i kyçur në zhvillimin e medijave dhe gazatarisë që me 1997. Ispahiu është drejtor ekzekutiv i InterNews Kosovo dhe producentë ekzekutiv dhe drejtor i BIRN debatit mbi temat aktuale "Jeta në Kosovo".

Shemsudin Sheki Radonçiç, publicist dhe gazetar, autor i librave dhe artikujve të pranuara mirë ne publik mbi abuzimet e të drejtave të njeriut në ish-Jugosllavi. Radonçiç një kohë të gjatë është kolumnist, dhe pastaj edhe korrespondent për gazetën javore "Monitor". Ishte fitues i çmimit SEEMO për të drejtat e njeriut për vitin 2007.

Petar Komneniç, gazetarë i Radios Europa a Lirë, i javores së pavarur Monitor dhe TV Vijesti, si dhe bashkëpunëtorë i Rrjetit Balkanik të Hulumtuesve (BIRN) dhe Institutit për media. Krysisht merret me çështjet e krimeve të luftës, korrupsionit, drjetësisë.

Bookmark and Share
 

Dodaj komentar


Sigurnosni kod
Osveži

© 2012. Autorska prava "NVO 35mm". Sva prava zadržana.
Webmaster "DotNet doo"