PROKURORIA E MALIT TË ZI- NË MES TË MORALIT, KRIMINALIT DHE POLITIKËS
Leshoja kërmillit brijtë
25. avgust 2010.
Autor/ka: Zoran Radulović   
zoranradulovicEkziston tregimi, diçka ngjajshëm me të ashtuquajturat "legjendat urbane", sipas të cilës të lindurit në territoret e ish Jugosllavise para viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, kanë patur mundësinë të shohin dhe të ndëgjojnë aqë shumë gjëra që asgjë më nuk mund t'i habisë dhe befesojë. Pra, Jamajkani Husein Bolt nga gara në garë thyen rekorde në 100 metër. Kina dhe Indija ndihmojnë rimëkëmbjen e ekonomisë së trazuar të SHBA dhe BE. Qendra ndërkontinetale e rrjetit të drogës gjindet në Pljevlja. Malazezja Marija Vukoviç është kampione botërore për junior në kërcim së larti. Goran Sito Rakoçeviç është ambasador në Zagreb... Po mirë, çfarë është për tu çuditur këtu?
 

 

KURRË MOS THUAJ KURRË: Dhe pastaj, megjithtë, paraqiten njerëz të gatshëm që me veprimet apo mos veprimet e tyre të shtyjnë kufirin, duke ju prur në dyshim: a po ëndërroni realitetin apo shqisat tuaja janë, edhe pas të gjitha gjërave, të pa mësuara në stimulanse të cilat i fitojnë në botën e çudirave. Jo botën e Alisës. Por të Rankës.
 
Nga të fillojmë? Zgjedhja është e vështirë për arsye se është vështirë të përcakatosh çfarë është më problematike- atë çfarë prokuroria nën komandën e Ranka Çrapiç nuk bën, apo atë çfarë bën.
 
Nisim në mënyrë kronologjike. Dhjetë ditë më parë Vijesti ka publikuar detajet e dëshmisë së ekspertëve mjekësor nga Beogradi që kanë sfiduar të dhënat e prokurorisë sipas të cilëve, një vit më parë, konfliktit në mes të kryetarit Miomir Mugosha dhe djalit i tij Miljan me redaktorin dhe fotoreporterin e Vijestit, lendime të rënda trupore kishte pësuar shoferi i Mugoshës. Në të njëjtën kohë, ekspertët kanë sfiduar dhe dëshmin e Mugoshës sipas të cilës Mihailo Jovoviç e mundi me grusht shoferin e tij, dmth me bërryl.
 
Dhe pastaj çfarë bën prokurorja e shtetit? Heq dorë nga akuzat ndaj Jovoviç për arsye se shkaktimi i lëndimeve të lehta trupore, dhe mjekët vetëm këtë gjë gjetën, sipas detyrës zyrtare nuk ndjeket penalisht? Fillon procedurën kundër Mugoshës me dyshim se kanë dëshmuar rrejshëm? Vendos të pranojë si provë atë çfarë gazetarët kanë inçizuar në manjetofon dhe ndëgjon atë çfarë është inçizuar. Dhe është inçizuar, në mes të tjerave, siç vijon:
-Ai thotë (mendohet në Jovoviç) se e keni goditu në rrugë, i thotë polici Mugoshës.
-Nuk e kam goditur në rrugë. E kam goditur në trotuar, përgjigjet kryetari. Para se të shkoj në kafe me udhëheqësit e Qendrës së Sigurimit nga Podgorica.
 
carapic
Jo. Ajo medijave i dërgon një deklaratë ku deklaron se timi i specijalistëve serb "kanë konfirmuar tezën e akuzës" që Mihailo Jovoviç ishte "jo vetëm viktimë, por edhe agresor në ngjarjen kritike". Përsëri, megjithatë, mungoi spjegimi prej nga "teza" e prokurorisë (deri më tani kemi ndëgjuar për indikime, dyshim, dyshime të arsyetueshme...) që para lokalit Art dikush dikend e goditi me diktafon apo celularë. Diçka të tillë në dëshmitë e tyre nuk permendi asnjëri nga pjesëmarrësit e incidentit. Përmendet, megjithatë, arma me të cilën Mugosha ka lëvizur në ajër, por Çarapiç e ka "lënë pas dore" këtë detaj. Insistimi që nga viktima të prodhohet sulmuesi-pa marrë parasyesh mungesën e provave, apo edhe krahas tyre-ndoshta do të mund te kuptohej nëse Rankën Çarapiç do ta percillte zëri i prokurores këmbëngulese dhe që nuk lëshon pe. Megjithatë, nuk ka akoma një muaj kur ajo, në Parlamentin e Malit të Zi, u lavdua që ate kriminelët nuk e kërcënojnë por, në të kundërtën, atë e vlerësojnë. "Kriminelët, e dini, kanë moralin e tyre dhe ato shumë bukur e vlerësojnë këtë. Për këtë arsye une kurrë nuk kam patur probleme, për arsye se kurrë në barrë nuk i kam vendosur dikujt diçka për të cilën nuk kam patur prova", tha Ranka Çarapiç, mori gjërat dhe shkoi.
Dhe vetëm disa ditë më parë publiku pati rastin të bindej si, për dallim me kriminelët e moralshëm, Ranka Çarapiç shumë më pak kuptim ka për gazetarët e "pa moralshëm" dhe përfaqësuesit e OJQ-ve, të cilët ashtu, kohë pas kohe marrin guximin të kritikojnë punën e sajë.
 
- Dy inspektorë morrën në pyetje dje me urdhër të ndjekjes penale gazetarin e TV Vijesti Pjetër Komneniç dhe drejtorin financiar të Rrjetit për afirmimin e OJQ-ve Veselin Bajçeta – përcollën me 26 qershor Vijesti- në polici të Podgoricës nëse ata kanë të bëjnë diçka me publikimin e videos nga dasma e njeriut kontraverz Safet Kaliç nga Rozhaja në faqen e internetit "Jutjub".
 
petar-komnenicMe çfarë Komneniç dhe Bajçeta e kanë meritur dyshimin mbeti e panjohur. Megjithatë ajo çfarë është e njohur është që Ranka Çarapiç- sipas vetë dëshmisë së sajë, vetë këtë inçizim dhe jo ndonjë tjetër të dasmës së përmendur e ka shiquar vitin e kaluar. Dhe konstatoi "të shtëna të mëdha, por çfarë dekurajon është që bëhet fjalë për inçizim të vitit 1994". Çfarë do të thoshte se vepra e kryer e shkaktimit të rrezikut-e- është e vjetëruar.

Sinqerisht, unë më së shumti kisha pasë dëshirë të njoftoj njeriun i cili filmoi dasmën e Safet Kaliqit me 1994 sesa Jonattan nga ishujt Marshal i cili këtë inçizim me 2010 e ka vendosur në Jutjub. Nëse për asgjë tjetër kjo për arsye se Kaliç, me gjithë të pranishmit si Severina, Çume, Share dhe disa zyrtarë emrat e të cilëve, me sa duket nuk është urtë të përmenden, është martuar së pakti 6 vite më pas. Kështu që ky kamerman del si një verzion modern i Zhil Vernit apo Leonardo Da Vinçit. E vërtetë është që francezi ka shkruar për nëndetëse, dhe italiani ka vizatuar helikopterin me dekada dhe shekuj para se ato në të vërtet të konstruohen. Por, njeriu ynë me kamere ka filmuar ngjarjen së paku gjashtë vite para se të ndodhi!? Çfarë është Avatar krahas kësaj? Apo Ranka Çarapiç, siç thuhet, i shmanget së vërtetës që të mos ngarkoj veten me obligime që profesionalisht të trajtoj një nga anëtarët e shquar të shoqërisë "morale".

 
Tani, kisha qenë unë nënshkrues i këtyre rreshtave, hakmarrës, i prirur të qortoj që Prokurores së Lartë të Shtetit më shumë i pengojnë njerëzit me gjuhë të gjatë (medijat dhe OJQ-të) sesa ato me gishtërinj të gjatë (në këmbzë të revolverit apo në kasën e dikujt) do të citoja letrën të cilën këtë verë Vanja Çaloviç ia drejtoj Ranko Krivokapiç. Të paktën pjesën që thotë: "Ranka Çarapiç në seancën e fundit të Këshillit Kombëtarë për Integrime Evropiane ka gënjyer anëtarët e këtij trupi, duke përfshirë edhe këshilltarët e Kuvendit të Malit të Zi që MANS nuk i ka paraqit artikujt nga mediat në lidhje me aktet e mundëshme penale të pronarit të Zhelezarës Nikshiq. Zonjën Çarapiç e demanon vula e Zyres së Prokurorit nga data 23 prill 2010.
 
Pasi që Ranka Çarapiç është në krye të komplet organizatës së prokurorisë, ..., gënjeshtra e sajë në Këshillin Kombëtarë të Integrimeve Evropiane ka peshë më të madhe sesa ta kishte thënë kushdo tjetër. Kjo gënjeshtër në plotësi e diskrediton Prokurorinë e Lartë të Shtetit, sepse bie në pyetje të vërtetën e çdo deklarate tjeter të sajë.
 
Por, i pamësuar me fjalë të mëdha, vetëm do të numëroj pjesë të asajë që së bashku me te përmendurat me lart i përmenden Prokurores së Lartë te Shtetit.

Ajo dhe prokuroria e sajë hedhin poshtë shpalljet e justifikuara. Kjo u pohua në ngjarjen "Mugosha dhe Carine". Prokuroria hudhi poshte shpalljen sipas së cilës palët e përmendura kanë dëmtuar buxhetin e Podgoricës për 11 milion eura. Pak pas kësaj, gjykata e përgjithshme, pas ankesës së njërit nga ofruesit e mashtruar, anuloi kontratën e diskutueshme. Një histori e ngjajshme është përsëritur edhe me rastin e njoftimit për shkak të rrahjes së të burgosurit në burg të Spuzhës. Prokuroria hudhi poshtë akuzat penale me arsyetimin se nuk ka bazë për ndjekje penale. Pastaj ne internet u shfaq inçizimi (i bërë me kamerë për mbikqyrje nga korridori i burgut) i cili tregoi se provat nuk mungojnë. Vetëm atëherë rasti u rihap.

 
Çfarë ndodhi me dokumentat të cilat Zharko Rakçeviç dhjetorin e viti te kaluar ia kaloi prokurorisë, duke u përpjekur të provoj se si Miomir Mugosha keqpërdoroi pozitën e Ministrit të Shëndetësisë duke blerë me para të shtetit kozmetikë dhe preparate për higjienë në vend të medikamenteve, nuk dijmë. Pasi që Prokuroria në kësi llojë pyetjesh nuk përgjigjet.
 
Shembulli legjendarë i mos veprimit të Ranka Çarapiç i përket rastit Zavala. Porkuroria mbi dy vite "bën hulumtime" dhe dëshmon mbi rastin e ndërtimit pa leje, duke deklaruar se është rast kompleks. Kushdo që ka shikur dokumentacionin të cilin me këtë rast e ka përmbledhur MANS, do të kuptojë që hulumtimet mund të kishin përfunduar për tre ditë. Kaq edhe, jo zyrtarisht, policisë iu desht të pohoi theksojnë njoftimet të cilat i dorëzoi kjo OJQ.
 
Veprimi i prokurorisë, policisë dhe ANB-së në rastin e "aferës me kokain" janë bërë objekt i vërejtjes dhe hajgareve edhe jashtë kufijve të Malit të Zi. Një "akt heroik" i ngjajshëm është bërë edhe me rastin e zyrtarit të arratisur të futbollit serb Zvezdan Terzič. Me vonë, sipas verzionit zyrtarë, del se në polici në Budve nuk u arrestua miku i shumë malaziasve të fuqishëm, por "dubleri" i tijë nga Nikshiqi.
 
Dhe kur veç flasim për Nikshiq: në vend që të ndjek pronarët dhe manaxherët që plaçkitën fabrikën Tehnostil, Ranka Çarapiç i akuzoi punëtoret e kësaj kompanije se ato janë fajtorë që me kohë nuk kanë lajmëruar prokurorinë mbi nxjerrjen e maqinave nga kjo kompani dhe Mali i Zi. Lajmërimin mbi manipulimet e mundëshme në Zhelezarë Prokuroria nuk i ka shtjelluar si çështje për arsye se provat e dhëna ishin në gjuhën angleze. Zyrtarët nuk përmendin as dhe ndjekjet penale të cilat iu dorëzuan për arsye të plaçkitjes me vlerë shumëmilionëshe të kasave sindikale në KAP dhe Minierën e Boksiteve. Prokuroria nuk reagoi as për marrëveshtjen në mes të Qeverisë dhe pronarëve të Zhelezarës në të cilën shkruan se të dyja palët obligohen që në të ardhmen të mos pyesin për çeshtjet e mëparshme "të mashtrimeve, apo tentim të mashtrimit". Edhe pse Prokuroria nuk është nënshkruese e kësaj marrveshje, i injoruan "indikacionet" e qarta që dikush ka thyer ligjin. Apo edhe më tutje në mënyrë selektive i lexojnë gazetat.
 
Dhe shohin kur Milan Popoviç kritikon Qeverinë, dhe shpejt e thërasin në bisedë informative që ti japin mundesinë që "deklaratat ti justifikoj me prova". Pastaj deklarojnë që profesori i universitetit nuk ka ofruar prova të mjaftueshme, çfarë sipas anologjisë së tyre do të thotë që nuk kishte të drejtë. Kishin lexuar se çfarë Banka Qendrore e Malit të Zi shkruan mbi Bankën e Parë, apo ajo çfarë shkruhej mbi punën dhe partnerët e tyre më gjatë se një vit, ndoshta do të kishin ndryshuar opinionin. Vetëm se atëherë në Prokurorinë nuk do të zemëroheshin qytetarët "e zakonshëm" por disa njerëz me shumë ndikim dhe të rrezikshëm, doja të thoja njerëz "të moralshëm".

 

P.S. Në librin e MekMaf, Misha Glen citon dhe këshillin të cilin, siç thotë, ja kishte dhënë një agjent izraelit kur mori vesht se shkruan mbi kriminalitetin dhe kriminelët e krijur: "Mos druaj se ato nuk të mbysin. Nuk janë të paletuar. Do të tërhjekin në gjygje derisa të vdesish". Çdo ngjajshmëri me Malin e Zi është...

Bookmark and Share
 

Dodaj komentar


Sigurnosni kod
Osveži

© 2012. Autorska prava "NVO 35mm". Sva prava zadržana.
Webmaster "DotNet doo"