LETËR E HAPUR
Për kryeqytet vendimet e gjygjit nuk janë të obligueshme
22. jul 2010.
Autor/ka: e-Balkan   

umhcgEdhe pas vendimit përfundimtarë të Gjykatës së Lartë në ndërtesën e kryeqytetit ndalohet "aksesi" i personave me aftësi të kufizuara, të cilët përdorin ndihmën e qenit, dhe veçanërisht në rastin e të punësuarës Marijana Mugosha.

 

Pasi që vendimi i Gjykatës së Lartë në rastin e anëtares Marijana Mugosha u bë përfundimtar, dhe vetë fakti që skadoi afati për zbatimin vullnetar të këtij vendimi, dhe duke u mbështetur në njoftimin e zyrtarëve të qytetit që do të respektojnë këtë vendim të gjykatës, këtë mëngjes ajo me avokaten e sajë, zonjushën Knezheviç, përsëri u përpoq që të vijë në vendin e punës në Njegosheva 13. Për fat të keq, si edhe në 19 muajt e kaluar, Marijana nuk mundi të shkoj më larg se porta e hyrjes. Që poshtrimi të jetë më i madhë për te dhe ndaj gjithë sistemit ligjor të vendit, asaj nuk iu lejua as të hyjë në hollin e ndërtesës, të ulet dhe të pres shpjegimin e eprorëve. Me këtë akt konfirmohet që në ndërtesën e Kryeqytetit akoma është i ndaluar "aksesi" i personave me aftësi të kufizuara, të cilët shfrytëzojnë ndihmën e qenit, siç është rasti i Marijanës.

 

Pastaj avokatja Knezheviç kërkoi takim tek znj. Marash, që ta lajmëroj për hapat e mëtejshëm në lidhje me zbatimin e vendimit, kërkesën të cilën sot kemi ndër mend t'ia paraqesim Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Znj. Marash, Sekretare e Kuvendit të kryeqytetit, tha se për te vendimi përfundimtarë i gjygjit nuk është detyrues, dhe që spjegimi i vendimit nuk do të thotë asgjë, pasi që ato kanë siguruar zyren për Marijanën, larg nga të punësuarit e tjerë dhe larg nga zyrja ku ishte e punësuar tash gjashtë vite.

 

Gjithashtu, znj. Marash edhe sugjeroi (tingëllon në mënyrë cinike) që Marinana dhe avokatja e sajë mund të paraqesin kërkesën "për mbrojtjen e kushtetutshmërisë" apo edhe mund të shkojnë në Strazburg, dhe të gjithë këto sikur gjykimi të mos jetë plotësisht në favor të Marijanës si dhe që ajo është pala e pakënaqur.

 

 

Shpërfillje e tillë e vendimeve të qarta gjyqësore dhe të mosveprimit sipas tyre, vë në pikëpyetje sigurinë themelore të të gjithë qytetarëve dhe respektimin e të drejtave të tyre. Gjithashtu, ne besojmë se kjo është rrugë e gabueshme, dhe jo rrugë për hyrjen në Bashkimin Evropian.

 

Në fund theksojmë, ky do të jetë një provim shumë i rëndësishëm, ku do të tregohet forca e vërtetë dhe pjekuria e vendit tone, kurse neve nuk do të na mungojnë optimizmi dhe këmbëngulja deri tek realizimi i drejtësisë.

 

Sinqerisht,
Ekipi i Shoqatës së të Rinjve me Aftësi të Kufizuara të Malit të Zi

 

Bookmark and Share
 

Dodaj komentar


Sigurnosni kod
Osveži

© 2012. Autorska prava "NVO 35mm". Sva prava zadržana.
Webmaster "DotNet doo"